Nuk e njeh Jennifer Lopez? Përgjigja që askush nuk e priste nga Mariah Carey - Gazeta Express
string(75) "nuk-e-njeh-jennifer-lopez-pergjigja-qe-askush-nuk-e-priste-nga-mariah-carey"

Yjet

Gazeta Express

02/10/2025 19:04

Nuk e njeh Jennifer Lopez? Përgjigja që askush nuk e priste nga Mariah Carey

Yjet

Gazeta Express

02/10/2025 19:04

Mariah Carey i ka habitur edhe njëherë fansat teksa ka rikonfirmuar se nuk e ‘njeh’ rivalen e saj në muzikë, Jennifer Lopez

56-vjeçarja ishte të mërkurën e ftuar në emisionin “Watch What Happens Live” të Andy Cohen, kur u pyet për komentin e saj të famshëm, që shumë e morën si të dyshimtë.

Ishte viti 2003 kur superylli u pyet për mendimin e saj për këngëtaren e famshme dhe duke buzëqeshur, Mariah thjesht u përgjigj:

“Nuk e njoh”.

E të mërkurën, ajo dha të njëjtën përgjigje në momentin që Cohen i tha:

“A mund t’a besosh se sa shumë është bërë pjesë e leksikut fjala ‘nuk e njoh’?”.

“Çështja është se po tregohesha e sinqertë kur e thashë, kështu që nuk e di se si u bë kaq e përhapur”, tha këngëtarja e famshme.

“Për të sqaruar, ende nuk e njeh, apo jo?”, e pyeti më pas Andy Cohen.

“Si mund ta njoh papritur… si, e di?”, u përgjigj Mariah duke buzëqeshur.

Ndërkohë përgjigja sërish e dyshimtë e Cary-t për Jennifer Lopez, u komentua shumë në rrjetet sociale.

“Si mund ta njohë ajo papritur, o Zot i madh”, shkroi një fans.

“Ndoshta përgjigjja më e mirë është… Unë e njoh atë. Por Mariah e di që ajo thjesht po sillet keq dhe është shumë qesharake!”, shkroi dikush tjetër.

“‘Nuk e njoh atë; përgjithmonë IKONORE!!!”, vijon një tjetër komentues.