Nuk e liruan nga qelia, Fredi Belerin e kap zemra, prej 2 ditësh në spitalin e burgut - Gazeta Express
string(83) "nuk-e-liruan-nga-qelia-fredi-belerin-e-kap-zemra-prej-2-ditesh-ne-spitalin-e-burgut"

Shqiperi

Gazeta Express

29/05/2023 11:47

Nuk e liruan nga qelia, Fredi Belerin e kap zemra, prej 2 ditësh në spitalin e burgut

Shqiperi

Gazeta Express

29/05/2023 11:47

Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg që prej datës 12 maj pasi akuzohet se ishte duke blerë vota, 2 ditë para zgjedhjeve, ndodhet me prej 2 ditësh në spitalin e burgut sre ka shfaqur probleme me zemrën. Ndërkohë që ai vazhdon betejën për të fituar lirinë.  

Ai është shpallur fitues i zgjedhjeve nga KQZ si kryebashkiak i Himarës, pasi u kandidua nga koalicioni Berisha-Meta, por fakti që ai ndodhet në burg dhe pamundësia për të bërë betimin mund të jetë një arsye që ai ta humbë përfundimisht mandatin.

Lexo Edhe:

Dhe i vetëdijshëm për këtë rrezik Beleri ka angazhuar avokatët e tij mbrojtës që të bëjnë ccdo përpjekje të mundshme për të fituar lirinë. Pas ankimit që ai i bëri vendimit të Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme, që e la në burg me akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje e kryer në bashkëpunim, duke kërkuar pushimin e çështjes, me pretendimin se nuk ka asnjë provë që ta përfshijë në veprën penale për të cilën akuzohet, Fredi Beleri ka dërguar disa kërkesa të tjera për ndryshim mase sigurie.

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, ka mësuar se një tjetër kërkesë për shpallje të pavlefshme të ‘arrestimit në flagrancë’ është dërguar në apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, pra kundër vendimit të shkallës së parë të Gjykatës së Vlorës e cila e konsideroi të ligjshëm arrestin. Një tjetër ankim është në apelin e GJKKO për ndryshim të masës së sigurisë ‘arrest me burg’ dhe lirimin e tij me një masë tjetër më të butë.

Fredi Beleri u bë kryebashkiaku i parë në historinë e zgjedhjeve vendore në vendin tonë që zgjidhet teksa ndodhet i mbyllur në qeli. Por fati i tij tani që u zgjodh, edhe pse vetëm me 19 vota, është shumë i paqartë. Si do të procedohet për të dhe a do të arrijë të ulet në ‘fronin’ e kryebashkiakut të Himarës? Sipas ligjit shqiptar për qeverisjen vendore procedura që pritet  të ndiqet për marrjen e mandatit është e tillë: Brenda 20 ditëve nga shpallja e rezultatit mandati verifikohet nga Gjykata (Dhoma Civile). Beleri nuk ka një vendim dënimi të formës së prerë kështu që me shumë mundësi Gjykata e shpall të vlefshëm mandatin e tij. Në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak bëhet betimi dhe më pas mund të konsiderohet kryetar bashkie. Por nëse është Beleri në burg si do të mund të bëhet betimi? Në këtë ngërç është dhe mundësia tjetër që 3 muaj mos paraqitje për betim (Të ushtrojë detyrën) Këshilli Bashkiak të mund të kërkojë shkarkimin e tij, në bazë të pikëc C të nenit 62 të ligjit.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave. Po ashtu, Beleri sipas organit të akuzës, u premtonte se do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek. Ndërsa përmes bashkëpunëtorëve të tij dyshohet se paguante shuma nga 50 deri në 200 euro për një votë në favor të tij. Pavarësisht hetimeve të nisur ndaj tij, Fredi Beleri mori Bashkinë e Himarës me 19 vota më tepër, përballë kandidatit socialist Jorgo Goro.