string(110) "nuk-e-ke-thane-ma-heret-ku-je-ka-i-takon-nexh-spahiu-thote-se-ambasadoret-e-pyesin-a-eshte-hajn-filan-ministri"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 22:22

“Nuk e ke thanë ma herët – Ku je ka i takon Nexh?”, Spahiu thotë se ambasadorët e pyesin a është hajn filan ministri

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 22:22

Analisti Nexhmedin Spahiu thotë se ka takime e bisedime me ambasadorë të ndryshëm, të cilët thotë se marrin mendime nga ai për tema të ndryshme. Një prej tyre thotë se është edhe propozimi për një qeveri tranzitore.

Spahiu në emisionin Pressing në T7 tha se nuk e ka thënë këtë më herët, por që shprehet bindshëm se kjo është e vërtetë.

Pjesë nga debati në Pressing:

Spahiu: Para se me propozu LDK, një numër ambasadorës ma kanë shpreh si ide qeta, cka mendon nëse kishin mu bo qështu. Nuk e kam thënë më herët, por është e vërtet. Kam thënë që ajo nuk e qon Kosovën kurrkund.

Moderatori Kërquku: Ku je ka i takon qita ambasadorë Nexh, se nuk po shihen kërka.

Spahiu: Me shumë prej tyre kam dreka, darka, bisedime e telefonata. Për shkak që unë nuk shkoj me shpërnda një mendim që e nxjerr atë.. Nuk e bëj atë.

Olluri: Cka po pyesin më shumë Nexh?

Spahiu: Pyesin psh a është e vërtet që është hajn filan ministri?

Olluri: E për qeveri tranzitore qa po thojnë?

Spahiu: Më kanë pyet se cka mendon ti, kam thënë që mendoj që nuk është e dobishme për Kosovën.