Nuk e kanë vendin në burg personat që kanë urdhër të shkojnë në Psikiatrinë Forenzike - Gazeta Express
string(85) "nuk-e-kane-vendin-ne-burg-personat-qe-kane-urdher-te-shkojne-ne-psikiatrine-forenzike"

Lajme

Gazeta Express

09/12/2023 23:31

Nuk e kanë vendin në burg personat që kanë urdhër të shkojnë në Psikiatrinë Forenzike

Lajme

Gazeta Express

09/12/2023 23:31

Mospranimi i rasteve në Institutin e Psikiatrisë Forenzike (IPFK), ia bëjnë punën shumë më të vështirë Shërbimit Korrektues, i cili nuk është institucion kompetent për trajtimin e tyre.

Ismail Dibrani, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), thotë se kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, por përkundër kësaj personave që iu caktohet masa e detyrueshme psikiatrike në (IPFK), nuk e kanë vendin në burg.

Lexo Edhe:

“Ekzistojnë edhe ekipe të multidisiplinare që janë të përfshijnë psikologu, zyrtari social, udhëheqësi i pavijonit atje, psikiatri zakonisht këto raste nxjerrën vendime rekomandime se si duhet trajtuar nga këto ekipe. Përndryshe, normal këto raste nuk e kanë vendin në burg, sepse janë vështirë të menaxhueshme në institucionet korrektuese”, ka deklaruar Dibrani.

Por, as ky staf sipas Dibranit nuk mjafton.

“ Jo, nuk mjafton. Këta persona, prapë po e potencoj, këta persona duhet të jenë në Institutin e Psikiatrisë Forenzike. Unë kam kërkuar nga drejtori i Klinikës Universitare që për këta persona të krijohen hapësira të reja, hapësira të veçanta në repartin e psikiatrisë apo edhe në reparte tjera përndryshe, unë jam në pritje të një përgjigje”, ka thënë ai.

E në këtë  institucion shëndetësor trajtimi i pacientëve zgjatë afërsisht 1 deri në 2 vjet. Por, aktualisht aty janë duke qëndruar deri në 8 vjet.

“Varësisht prej rasteve, rëndesës së rasteve edhe kohëzgjatja është e ndryshme, përafërsisht mjekimi tek ne është prej 12 deri në 24 muaj mirëpo ne kemi raste që 8 vite këtu, 5 vite këtu, 3 vite këtu, 2 vite këtu. Ata persona janë me vepra ‘vrasje’ dhe ata nuk mund të lirohen faktikisht për arsye se kanë kryer vepër të rëndë dhe nuk është i gatshëm askush prej ekspertëve të rekomandoj masën e trajtimit psikiatrik në liri”, ka thënë Shpend Haxhibeqiri, drejtor në IPFK.

Në anën tjetër gjykatësi  Ngadhnjim Arni, thotë se këto raste trajtohen me prioritet dhe merret parasysh rekomandimi i ekspertëve mjekësorë.

“Në qoftë se institucioni përkatës rekomandon që të ndërpritet kjo masë, gjykata menjëherë hapë seancë. Pra, lëndët e tilla janë lëndë më prioritet dhe nuk presin, pra caktohet seanca menjëherë sepse është obligim të caktohet një seancë, merret mendimi i Prokurorit të Shtetit, merret mendimi i palëve të tjera dhe pastaj gjykata menjëherë merr vendimin. Nëse institucionet relevante kanë propozuar ndryshimin e masës, atëherë gjykata menjëherë i trajton rastet e tilla”, ka thënë gjykatësi Arni. /Betimi për Drejtësi/