string(88) "nuk-e-kalojne-sfiden-e-fundit-fisnik-asllani-dhe-elversberg-nuk-promovohen-ne-bundeslige"

Sport

Gazeta Express

26/05/2025 23:31

Nuk e kalojnë sfidën e fundit, Fisnik Asllani dhe Elversberg nuk promovohen në Bundesligë

Sport

Gazeta Express

26/05/2025 23:31

Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani dhe klubi i tij Elversberg, nuk ia kanë arritur qëllimit që të promovohen në Bundesliga. 

Sot (e hënë) Elversbergu e zhvilloi ndeshjen e kthimit ndaj Heidenheimit në përballjen e barazhit e cila do të dhuronte ekipin që do të luante në elitën e futbollit gjerman sezonin e ardhshëm. 

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me rezultat të barabartë 2-2. 

Në atë sfidë Asllani ishte shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes, pasi kishte kontribuar me një gol dhe një asistim. 

Ndërkaq, në sfidën e kthimit ylli dardan ishte i pafat, pasi në minutën e 49-të atij iu anulua një gol për pozicion jashtë loje. 

Heidenheimi arriti të shënojë në minutën e 95-të të takimit për të marrë fitoren me rezultat 2-1, duke siguruar kështu mbetjen në elitë me rezultat të përgjithshëm 4-3. 

Në nivel personal për Asllanin ky ishte një sezon i jashtëzakonshëm pasi ai kishte prodhuar shifra fantastike. 

22-vjeçari pati 33 paraqitje për klubin këtë eidicon, ku ka arritur të shënojë 18 gola dhe të dhurojë tetë asistime.