“Nuk doja ta vrisja”, zbulohet shënjestra e atentatit tek "Uji i Ftohtë" - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

25/01/2020 17:22

“Nuk doja ta vrisja”, zbulohet shënjestra e atentatit tek “Uji i Ftohtë”

Ballina

Gazeta Express

25/01/2020 17:22

Të shtënat që alarmuan Vlorën mesditën e së shtunës, ishin pasojë e një konflikti mes dy të rinjve me njohje me njëri tjetrin.

Autori, Marios Ramosaçoj  u dorëzua mbrëmjen e së premtes, 24 janar në polici dhe sipas burimeve ka zbardhur të motivet dhe dinamikën .

Ngjarja ndodhi mesditën e 24 janarit në Lagjen 10 Korriku në afërsi të një parkingu.

32- vjecari mësohet se ka deklaruar se ai kishte shkuar aty të sqarojë një konflikt të lindur më herët për të ashtuquajturat motive banale, me Enio Gresan.

Por dy të rinjtë janë konfliktuar sërish dhe 32- vjecari ka qëlluar në ajër.

“Nuk doja ta vrisja, ishte reagim i momentit” mësohet se ka deklaruar ai në lidhje me tre të shtënat që alarmuan qytetin dhe policinë, raporton Ora.

Enio Gresa u largua me shpejtësi nga vendngjarja i pa lënduar, por për shkak se sipas burimeve i kishte bërë një telefonatë bashkëshortes ku i tregoi sulmin dhe më pas e kishte telefonin e fikur, ngriti dyshime për eliminim.

Ndërkohë, 32- vjecari që qëlloi u largua me shpejtësi nga vendngjarja dhe vendosi të vetëdorëzohet vetëm disa orë më pas.

Tashmë ai akuzohet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.