Nuk do të vazhdohet afati i pasaportave, Qeveria kërkon të shkurtohen afatet e dërgesës - Gazeta Express

Nuk do të vazhdohet afati i pasaportave, Qeveria kërkon të shkurtohen afatet e dërgesës

Ballina

Gazeta Express

21/02/2020 20:51

Qeveria në bashkëpunim me kompaninë gjermane kërkon të shkurtohet afati për dorëzimin e dërgesës së re prej 100 mijë pasaportave për të mënjanuar krizën me dhënien e tyre sa më shpejtë që është e mundshme. Kjo është një nga masat që i planifikon qeveria, ndërsa kërkesa e ministrit për punë të brendshme, Naqe Çulev, në seancën e jashtëzakonshme qeveritare, të sillet vendim për prolongimin e validitetit të pasaportave, nuk mund të jetë zgjidhje, tha kryeministri Oliver Spasovski.

“Fare nuk është problem thirrja e seancës, ne kishim seancë dhe biseduam. Problemi është se Ligji për dokumentet e udhëtimit e definon sa sa është validiteti i dokumenteve të udhëtimit. Çdo vendim i Qeverisë nuk mund ta ndryshoj tekstin e ligjit. Këtu është kyçe analiza që ne e bëjmë. Përndryshe, janë bërë konsultime me partnerët kyç, me Fronteks, unë pres që të gjendet ndonjë zgjidhje që do të ndihmojë në këtë situatë”, theksoi Spasovski.

Dhe përderisa qytetarët përballen me problemin me mungesën e pasaportave, këto ditë ata janë dëshmitarë të përplasjeve dhe hedhjes së fajit mes ministrit Çulev dhe kryeministrit Spasovski, në lidhje me atë se kush është përgjegjës për krijimin e gjendjes së tillë. Zv.ministri Agim Nuhiu, thotë se në mënyrë shtesë do të vërtetohet se kush e ka shkaktuar problemin dhe se do të ketë përgjegjësi.

“Për gjithë lëshimet ka kornizë ligjore. Secili duhet të veprojë në bazë të të dy pjesëve të rregullave ligjore, dispozitetit dhe sanksionit. Nëse konstatojmë se ka lëshime, sigurisht do të bartin përgjegjësi persona të caktuar, përkatësisht personat udhëheqës në MPB”, deklaroi Nuhiu.

Ministri për punë të brendshme, Çulev, këto ditë informoi se është formuar Komision që do të caktojë se për cilët qytetarë është prioritet pasaporta. Në takimin e parë janë shqyrtuar 77 kërkesa, ndërsa kanë mbetur edhe 3 mijë formularë për pasaporta. Kjo është zgjidhje e përkohshme përderisa nuk arin dërgesa e re me formularë, për të cilat tashmë 16 mijë qytetarë kanë dorëzuar kërkesë për pasaportë të re.

A.SH.