Këngëtarja dhe ish ylli i Big Brother VIP Albania 2, Kejsi ka thënë se nuk do të martohej me një djalë me ngjyrë, edhe pse nuk ka asnjë paragjykim për ta
Kejsi Medini ka arritur që të jetë në qendër të mediave shqiptare më shumë pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 2 së sa kur ishte brenda saj.
Këngëtarja dhe modelja është shfaqur shumë aktive jashtë, derisa është në pritje të realizimit të një këngë të re. Ajo po ashtu është përfolur për një lidhje me ishin e Dafina Zeqirin, kosovarin DJ Geek.
E derisa në një bisedë në Kepin e VIP-ve ajo u pyet nga ish banori i BBAVIP 2, Gerti “se a do të martohej me një djalë me ngjyrë”, Kejsi dha një përgjigje interesante:
“Këtë s’besoj ta kisha bërë, jo se jam raciste, por nuk më pëlqen që t’i përziejë racat si i thonë. Nuk kam gjë kundër tyre, por s’do më pëlqente që unë të jem e bardhë e burri im i zi. Ndoshta dhe do ndihesha në siklet”. /GazetaExpress/
Në Bau Market, përfitoni zbritje të jashtëzakonshme për pajisjet efiçiente dhe subvencione nga Qeveria e Kosovës! – Kondicionerë: Subvencion...