“Nuk do të hiqen koalicionet” Rama: Do të bëhen si në Gjermani, nuk do ketë më vota ‘në prehër’ - Gazeta Express
string(89) "nuk-do-te-hiqen-koalicionet-rama-do-te-behen-si-ne-gjermani-nuk-do-kete-me-vota-ne-preher"

Gazeta Express

16/07/2020 13:13

“Nuk do të hiqen koalicionet” Rama: Do të bëhen si në Gjermani, nuk do ketë më vota ‘në prehër’

Gazeta Express

16/07/2020 13:13

Kryeministri Rama ka shpjeguar sërish çështjen e koalicioneve, duke thënë se nuk është e vërtetë se ato do të bllokohen.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Rama tha se koalicionet do të bëhen si në Gjermani, ku partitë politike si CDU e CSU janë në koalicion dhe zgjedhin kandidatë të përbashkët. Kryeministri tha se nuk do të lejohet më që në qytete si Tirana të ketë 3 mijë kandidatë për deputetë, teksa në fund të procesit, votat që shkojnë për njërin mblidhen në prehrin e tjetrit.

Lexo Edhe:

“Ne thjesht po bëjmë atë që bën Gjermania ajo që shoh e dëgjoj është se po ndalojmë koalicionet kjo është qarja e fundit e Lulit, në kohë. Ne nuk do i ndalojmë koalicionet por do i bëjmë si në Gjermani dhe do isha mirënjohës nëse më tregoni një shtet demokratik që i ka koalicionet si në Shqipëri. Të më sjellin një. Italia i ka si do i bëjmë ne. Koalicionet janë program dhe listë e përbashkët.”Casa dela Liberta” ishin koalicion por me një listë të përbashkët.

CDU/CSU është koalicion, por ka një skuadër dhe i shpërndajnë në betejë jo me 3 mijë kandidatë si kemi ne në Tiranë dhe në fund shumë nga votat që shkojnë te njëri mblidhen në prehrin e tjetrit. Kështu nuk do ketë më. “ u shpreh Rama.