string(109) "nuk-do-ta-shohim-ne-miqesoret-e-kosoves-ne-qershor-amir-rrahmani-pas-suksesit-me-napolin-perfundon-ne-amerike"

Sport

Gazeta Express

30/05/2025 23:43

Nuk do ta shohim në miqësoret e Kosovës në qershor, Amir Rrahmani pas suksesit me Napolin përfundon në Amerikë

Sport

Gazeta Express

30/05/2025 23:43

Kapiteni i kombëtares së Kosovës dhe qendërmbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani e fitoi këtë sezon Scudetton e dytë në Serie A me Napolin.

Pas suksesit të arritur në Itali, Rrahmani tashmë ka përfunduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më saktësisht në New York, për të pushuar pas një sezoni tejet kërkues në aspektin fizik.

Rrahmani nuk është ftuar nga selektori i Kosovës, Franco Foda për dy ndeshjet e qershorit.

Këto dy ndeshje, Kosova i zhvillon në kuadër të miqësoreve, ndaj Armenisë dhe Ishujve Komore, të dyja në “Fadil Vokrri”.

Amir Rrahmani, së bashku me Milot Rashicën e Vedat Muriqin, si garda e vjetër e komëbtares do të jenë mungesat e Kosovës për këtë muaj, me vendet e tyre që janë zënë nga disa emra të rinj./GazetaExpress/