Pamela Anderson foli së fundmi për standardet e bukurisë, inteligjencën artificiale dhe filtrat.
Duke folur për Harper’s Bazaar për rolin e saj në filmin e ardhshëm “The Naked Gun”, aktorja tha se mendon që njerëzit po bëhen të mërzitshëm për shkak të përdorimit të inteligjencës artificiale dhe filtrave në foto.
“Mendoj se me inteligjencën artificiale dhe filtrat, njerëzit po bëhen pak të mërzitshëm. Dua të sfidoj standardet e bukurisë, gjithmonë kam qenë rebele. Nuk shoh kurrë dikë dhe mendoj, ‘Dua të dukem kështu’. Dua vetëm të di kush jam. Në një moment, duhet të thuash, ‘Kjo është e gjitha që kam, le të jetë.’ Kjo është lumturia e vërtetë”, tha ajo.
Më pas ajo reflektoi mbi paraqitjet e saj të fundit në evente publike pa grim.
“Është liri të dish që mund të ecësh në tapetin e kuq pa asnjë grim. Pse nuk mundem? Burrat e bëjnë këtë gjatë gjithë kohës”, thotë ajo.
Anderson po lavdërohet për vendosjen e standardeve të reja të bukurisë në një kulturë që dominohet gjithnjë e më shumë nga filtrat dhe përsosmëria.
“Ndjej sikur më është dhënë kjo shans i dytë, të cilin jo të gjithë e kanë, dhe unë mund ta bëj në mënyrën time”, tha ajo.
Aktorja shpjegoi në një intervistë me Entertainment Tonight në fund të vitit të kaluar se si arriti në vendimin për të mos përdorur më grim që në fillim.
“Kjo pamje e zhveshur është thjesht mënyra se si fillova. Doja vetëm të kujtoja kush jam. Kam luajtur personazhe gjithë jetën time, dua ta bëj këtë në filma, jo në jetën time personale. Dua vetëm të jem vetvetja. Ky është një eksperiment për mua, diçka që më pëlqen ta bëj, dhe as nuk e dija se dikush do ta vinte re”, thotë ajo.
Anderson do të shfaqet në ribërjen e “Naked Gun” përballë aktorit irlandez Liam Neeson. Filmi pritet të dalë këtë verë.
“Do të tregojë një anë tjetër të imja. Ndihem sikur çdo film që kam bërë kohët e fundit po shëron pjesë të ndryshme të mia. Keni nevojë për një jetë të madhe dhe të çrregullt nga e cila të merrni frymëzim nëse doni t’i bëni këto lloj gjërash interesante. Më pëlqen të jem në një hapësirë krijuese, është vendi im i lumtur. Më pëlqen poezia, filmi dhe muzika dhe ndiej sikur po përpiqem ta jetoj këtë pjesë të jetës sime sa më autentikisht të jetë e mundur”, tha ajo.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...