Nuk do ta besoni, ky është fjalëkalimi më i përdorur gjatë vitit 2020 - Gazeta Express
string(68) "nuk-do-ta-besoni-ky-eshte-fjalekalimi-me-i-perdorur-gjate-vitit-2020"

Nuk do ta besoni, ky është fjalëkalimi më i përdorur gjatë vitit 2020

Gazeta Express

22/11/2020 8:44

Edhe pse siguria kibernetike po vazhdon të rrezikojnë shumë njerëz në botë, shumë nga ta ende po vazhdojnë të përdorin fjalëkalimet më të lehta për t’u thyer “123456789”, fjalën “password” dhe “iloveyou”.

Në mesin e 200 fjalëkalimeve më të këqija, rreth 2.5 milionë njerëz kanë zgjedhur që ta vendosin fjalëkalimin “123456”  e që është më i përdoruri më 2020.

Lexo Edhe:

Këtë e ka konfirmuar një kompanie që merret me menaxhim të fjalëkalimeve, “NordPass”.

Për listën e 10 fjalëkalimeve më të përdorura kompania ka përdorur një databazë prej 275 milionë fjalëkalimesh:

1. 123456

2. 123456789

3. picture1

4. password

5. 12345678

6. 111111

7. 123123

8. 12345

9. 1234567890

10. senha