Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Klea Huta, ka ndarë një moment të rrallë reflektimi në emisionin Canapé me Shpend Lipën në T7, që ka prekur ndjekësit e saj dhe opinionin publik.
Klea ka folur me sinqeritet për vendimin që ajo dhe partneri i saj kanë marrë lidhur me djalin e tyre, Kridin.
“Deri 1 vit e mbajtëm të izoluar, nuk ia nxorëm portretin. Por nëse do e ktheja kohën pas, nuk do e nxirrja Kridin,” ka thënë Klea e ftuar në Canapé, duke pranuar se ndonëse vendimi për të mos e ekspozuar fillimisht ishte i qëllimshëm, ndryshimi më pas mund të mos ketë qenë më i duhuri.
Ky rrëfim i Kleas vjen si një reflektim i hapur për mënyrën si personazhet publikë e përjetojnë ekspozimin e fëmijëve të tyre dhe kufirin mes jetës private dhe vëmendjes mediatike./GazetaExpress/