string(93) "nuk-dihen-arsyet-pse-diogo-jota-nuk-e-perdor-emrin-e-tij-te-vertete-ne-fanellen-e-liverpoolit"

Futboll

Gazeta Express

12/02/2025 22:39

Nuk dihen arsyet pse Diogo Jota nuk e përdor emrin e tij të vërtetë në fanellën e Liverpoolit

Futboll

Gazeta Express

12/02/2025 22:39

Diogo Jota është pjesë e Liverpool-it që nga viti 2020, kur u transferua nga Wolves për një shumë prej 41 milionë paundësh, por shumë tifozë nuk janë në dijeni të emrit të tij të vërtetë.

Sulmuesi i Portugalisë ka shënuar 64 gola në 166 ndeshje për klubin, duke fituar dy Carabao Cup dhe një FA Cup gjatë kohës së tij në “Anfield”.

Lexo Edhe:

Tani, me Liverpool-in që kryeson renditjen, ai shpreson të shtojë Premier League në koleksionin e tij të trofeve dhe të bëhet portugezi i 11-të që fiton kampionatin anglez.

Megjithatë, Jota në fakt ka lindur me emrin e plotë Diogo José Teixeira da Silva.

Duke qenë se Silva është mbiemri më i zakonshëm në Portugali, ish-lojtari i Atletico Madrid vendosi të mbajë në fanellë emrin “Diogo J” për të shmangur konfuzionin me shokët e tij të skuadrës.

Gjatë karrierës së tij me kombëtaren portugeze, Jota ka luajtur përkrah lojtarëve si Bernardo Silva, André Silva dhe Rafa Silva, të gjithë me të njëjtin mbiemër.

Në gjuhën portugeze, shkronja “J” shqiptohet njësoj si emri i Jotës – dhe ndryshe nga spanjishtja, ajo tingëllon me një “J” të fortë në vend të një tingulli “H”.

Për shkak të kësaj, bashkëlojtarët filluan ta thërrisnin “Jota”, një pseudonim që iu ngjit natyrshëm.

“Në fund të fundit, ky ishte emri që lexonin sa herë që ai nisej drejt zonës dhe e vetmja gjë që mund të shihnin ishte shpinën e tij”, shpjegoi gazeta portugeze Expresso:

Jota u transferua në Angli te Wolves në vitin 2017, fillimisht si huazim, kur klubi ishte në Championship.

Në atë kohë, ai mbante mbiemrin “Silva” në fanellë, pasi rregullat e EFL kërkonin që lojtarët të kishin mbiemrin e tyre të regjistruar.

Pas ngjitjes në Premier League me trajnerin Nuno Espírito Santo, ai filloi të mbante “Diogo J” në fanellë – një traditë që e ka vazhduar edhe te Liverpool.

Sezoni i tij 2024/25 ka qenë i vështirë për shkak të dëmtimeve, duke e kufizuar atë në vetëm 627 minuta të luajtura në Premier League. /GazetaExpress/