Nuk denoncuan ndërtimin pa leje, Prokuroria e Tiranës pezullon nga detyra inspektorët dhe përgjegjësin e IMT - Gazeta Express
string(107) "nuk-denoncuan-ndertimin-pa-leje-prokuroria-e-tiranes-pezullon-nga-detyra-inspektoret-dhe-pergjegjesin-e-imt"

Lajme

Gazeta Express

12/02/2026 10:41

Nuk denoncuan ndërtimin pa leje, Prokuroria e Tiranës pezullon nga detyra inspektorët dhe përgjegjësin e IMT

Lajme

Gazeta Express

12/02/2026 10:41

Prokuroria e Tiranës, ka pezulluar nga detyra dy inspektorë dhe përgjegjësin e tyre të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, pasi nuk kanë denoncuar ndërtimet pa leje që kryheshin në zonën e Selitës në Tiranë.

Sipas Prokurorisë, bëhet fjalët për shtetasit me iniciale E.M., Sh.G., dhe V.Sh. inspektorë terreni dhe përgjegjës të IMT, të dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim’.

Nga hetimet rezultoi e provuar se në rrugën “Valentina Pistoli”, në Selitë, Tiranë, po kryheshin punime të dyshuara pa leje nga shtetasi D.G.

Inspektoret e terrenit për këtë zonë, ku u ndërtua banesa pa leje janë shtetasit E. M. Sh.G. si dhe përgjegjësi i sektorit, shtetasi V.Sh.

Nga hetimet, rezultoi se këta persona nuk pasqyruan faktin se në rastin konkret kishim të bënim me një ndërtim të paligjshëm, dhe nuk e informuan Kryeinspektorin se duhej të vendosej masë administrative, gjobë, të merrej vendim për prishje të këtij ndërtimi dhe më pas të depozitohej kallëzim penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Prokuroria e Tiranës pezullon nga detyra 2 inspektorë dhe përgjegjësin e tyre në IMT, pasi nuk denoncuan ndërtimin e paligjshëm

Advertisement
Advertisement
Advertisement