string(109) "nuk-behet-fjale-me-per-referendum-kryeministri-thojke-aman-500-mije-vota-gorani-e-mirena-per-fushaten-e-vv-se"

Lajme

Gazeta Express

08/02/2025 23:05

“Nuk bëhet fjalë më për referendum – Kryeministri thojke aman 500 mijë vota“, Gorani e Mirena për fushatën e VV-së

Lajme

Gazeta Express

08/02/2025 23:05

Sonte në Pressing në T7, është duke u diskutuar për ditën e fundit të fushatës, tubimet e partive dhe zgjedhjet, shkruan Gazeta Express.

Pjesë e emisionit është edhe njohësi i çështjeve politike Dukagjin Gorani, i cili ka thënë se fushata e VV-së nuk ka qenë për lavadata, ndërsa partitë opozitare kanë dalë të jenë bashkëkohore.

Lexo Edhe:

‘‘Mënyra se si partia në pushtet e ka nis fushatën zgjedhore dhe mënyra se si e ka vazhdu atë, nuk ka qenë për ndonjë lavadatë. Mendoj që partinë VV e ka nxënë në befasi bashkëkohësia e partive opozitare. Do të thotë parti e VV për vite me radhë e ka përjetu vetën që është me estetikisht më superiore. Koha tregon që nëse nuk i përmbahesh parimeve, dalin tjerët dhe të tejkalojnë. Partitë që janë konsiderua të regjimit të vjetër, dolën të jenë partitë më bashkëkohore. Sikurse në vitin 2021, edhe sivjet ata filluan me ia ngjit emrin zgjedhjeve ‘’referendum’’. Nëse një herë ke pas sukses me atë fjalë, nuk mendoj që ajo mundet me u përsërit çdo katër vjet’’, ka thënë ai.

Edhe gazetari Ilir Mirena ka përgëzuar partitë opozitare për punën e tyre.

Ndërsa në anën tjetër ka kritikuar VV-në

‘’’Kur kemi komentu ngjarjet edhe fushatën, ajo që e kemi pa është që opozita e ka bë një punë kolosale. Ça ka bë opozita është e jashtëzakonshme. Me këto tubimet finale, ka shku të veshi i qytetarëve. Sa i përket fushatës së pushtetit, opozita se ka pas lehtë se e ka pas një kundërshtar të fuqishëm. Plus ia ka nis me asi agresiviteti na me 500 mijë, i dojmë 500 mijë vota. E pamë dje kryeministri vetë thojke ‘’aman mi jepni 500 mijë vota’’’’, ka thënë ai mes tjerash. /Express