string(114) "nuk-arritem-te-siguronim-vendin-ne-parlament-por-siguruam-perkrahje-te-qytetareve-agani-flet-per-listen-e-familjes"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 7:39

“Nuk arritëm të siguronim vendin në Parlament por siguruam përkrahje të qytetarëve”, Agani flet për Listën e Familjes

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 7:39

Ish-ministri dhe mjeku, Ferit Agani ka folur për koalicionin Lista e Familjes, pjesë e së cilës ishte në zgjedhjet e 9-të shkurtit. A itha se pavarësisht se nuk arritën të siguronin vendin në Parlament, siguruan përkrahje të qytetarëve.

“Lista për Familjen ishte një koalicion politik i cili u krijua brenda një kohe të shkurtër, rreth një kauze shumë të qëndrueshme. Duke qenë se ato subjekte që u bashkuan e panë të arsyeshme se familja është në fokus të një procesi tejet patologjik të një shpërbërje, dhe krizave të njëpasnjëshme me dëme shumë deminzionale. U bashkuam, e bëmë një program politik e dolëm në garë. Për fat të keq nuk arritëm me siguru vendin në Parlament por e sigurua një përkrahje të qytetarëve. Mbi 20 mijë vota i ka pas koalicioni. Aktualisht Partia e Drejtësisë e vazhdon ende aktivitetin politik”, tha ai, përcjell Gazeta10.