Nuggets e kompletojnë rikthimin kundër Clippers dhe e shkruajnë historinë në NBA - Gazeta Express
string(80) "nuggets-e-kompletojne-rikthimin-kunder-clippers-dhe-e-shkruajne-historine-ne-nba"

Nuggets e kompletojnë rikthimin kundër Clippers dhe e shkruajnë historinë në NBA

Gazeta Express

16/09/2020 11:18

Denver Nuggets realizon një përmbysje fantastike ndaj Los Angeles Clippers nga 1-3 në 4-3 me ndeshje dhe në finalen e konferencës së Perëndimit nuk do të ketë një derbi kalifornian.

Do të jetë Denveri skuadra që do të sfidojë Lakers në garën për titullin në Perëndim pasi në ndeshjen e 7-të gjysmëfinale Nuggets triumfuan lehtësisht ndaj Clippers me rezultatin 104-89.

Lexo Edhe:

Meriat më të mëdha shkojnë për kanadezin Jamal Murray autor i një paraqitjeje fantastike. Murray shënoi 40 pikë por shtoi edhe 4 asiste dhe 5 rebound.

Gjithsesi nuk mund të mos përmendet edhe forma e shkëlqyer e treguar nga serbi Nikola Jokic i cili regjistroi një triple-double me 16 pikë 22 rebound dhe 13 asiste.

Ndërkohë në Lindje dhuroi emocione të mëdha sfida e parë finale mes Boston Celtics dhe Miami Heat.

Skuadra nga Florida arriti të triumfonte pas kohës shtesë me rezultatin 117-114 në një ndeshje ku skuadrës më të titulluar të NBA nuk i mjaftuan 30 pikët e Jason Tatum dhe 26 të Smart.

Te Miami spikati Goran Dragic me 29 pikë por paraqitje pozitive bënë edhe Jamal Croëder dhe Jimmy Butler.