NP ‘Termokos’ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Mitrovicës - Gazeta Express
string(77) "np-termokos-nenshkruan-marreveshje-bashkepunimi-me-universitetin-e-mitrovices"

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 14:13

NP ‘Termokos’ nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Mitrovicës

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 14:13

Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos” Sh.A., z. Fisnik Osmani ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi me prof.dr. Nurten Deva, rektore e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit në mes të industrisë dhe institucioneve akademike, ku përfitues do të jenë studentët, të cilët do të aplikojnë njohuritë e tyre teorike në pjesën praktike në NP “Termokos”.

“Termokos” përveç përmbushjes me sukses të misionit për të ofruar ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore është shëndërruar në adresën e duhur, e cila po jep kontribut të madh në përgatitjen profesionale të kuadrove të reja.