Novi Sadi mbushet me postera që glorifikojnë terroristët që vdiqën në Banjskë - Gazeta Express
string(77) "novi-sadi-mbushet-me-postera-qe-glorifikojne-terroristet-qe-vdiqen-ne-banjske"

Novi Sadi mbushet me postera që glorifikojnë terroristët që vdiqën në Banjskë

Lajme

Gazeta Express

27/09/2023 10:48

Në disa lokacione në Novi Sad u shfaqën postera kushtuar terroristëve serbëve të vrarë në sulmin e së dielës në veri të Kosovës.

Në posterat e zinj me një foto të manastirit të Banjskës, shkruhet “Lavdi e përjetshme të gjithë serbëve që ranë në luftën për liri në këtë vend të shenjtë”.

Lexo Edhe:

Përveç këtyre, u ngjitën edhe postera me një poezi kushtuar të rënëve.

Nuk dihet kush janë autorët e posterave, në to nuk ka nënshkrime të ndonjë partie apo organizate politike. /N1