Nottinghami në qiellin e shtatë, arrin fitore të madhe ndaj Brightonit - Gazeta Express
string(69) "nottinghami-ne-qiellin-e-shtate-arrin-fitore-te-madhe-ndaj-brightonit"

Sport

Gazeta Express

01/02/2025 15:34

Nottinghami në qiellin e shtatë, arrin fitore të madhe ndaj Brightonit

Sport

Gazeta Express

01/02/2025 15:34

Nottingham Forest ishte nikoqir i Brightonit në xhiron e 24-të të Premierligës.

Të besuarit e Nuno Espirito Santo arritën një fitore të madhe, duke mposhtur Brightonin me rezultat prej 7-0.

Serinë e golave në “City Ground Stadium” e hapi Leëis Dunk me një autogol në minutën e 12-të të takimit, derisa Morgan Gibbs-Ëhite e dyshoi epërsinë në minutën e 25-të.

Tre golat e radhës për Nottinghamin i shënoi Chris Ëood, i cili realizoi në minutat 32’, 64’ dhe 69’.

Neco Ëilliams dhe Jota Silva ia dhanë “shqelmin” e fundit Brightonit, për rezultatin final të takimit prej 7-0.

Me këtë fitore, Nottinghami shkon në 47 pikë, duke mbajtur vendin e tretë, me pikë të njëjta si Arsenali në vendin e dytë.

Vendi i parë i përket Liverpoolit me 53 pikë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement