“Notre-Dame” do restaurohet sipas konceptit të shekullit ’19 - Gazeta Express
string(57) "notre-dame-do-restaurohet-sipas-konceptit-te-shekullit-19"

Gazeta Express

10/07/2020 22:01

“Notre-Dame” do restaurohet sipas konceptit të shekullit ’19

Gazeta Express

10/07/2020 22:01

Presidenti francez ka vënë traditën dhe nuk ka rënë pre e modernizmit për restaurimin e katedrales “Notre-Dame” në Paris. Vepra monumentale e katolikëve, siç transmeton oranews, pritet të nisë rindërtimin vitin e ardhshëm pas zjarrit që e shkrumboi pjesërisht prillin e vitit e kaluar.

Katedralja e njohur franceze, “Notre-Dame e Parisit”, do të rikonstruktohet siç ka qenë para se të digjej pjesërisht nga zjarri i vitit të kaluar.

Lexo Edhe:

Një komision arkitektësh, mbrojtës të trashëgimisë kulturore dhe vetë presidenti Emanuel Macron vendosën se godina simbol e kryeqytetit të Francës duhet restauruar me idetë origjinale të shekujve të mëparshëm, dhe të mos i nënshtrohet modernizmit.

Flakët aksidentale të 15 prillit 2019 shkrumbuan çatinë dhe rrëzuan majën spirale të katedrales duke përshkuar deri në brendësinë e ndërtesës.

Disa prej sendeve më të çmuara fetare dhe artistike u arrit të shpëtohen para se zjarri të përhapej.

Për monumentin 850-vjeçar, kreu i shtetit kishte sugjeruar muaj më parë që çatia dhe spiralja mund të rindërtohen me alternativa më bashkëkohore.

Kjo shtyu arkitektë nga e gjithë bota të propozojnë projekte të veçanta dhe të pazakonshme, mes tyre plane për mbulimin e tërë çatisë me pishinë apo me hapësirë të gjelbër.

Të enjten, komisioni i posaçëm u shpreh se kryevepra gotike e kryeqytetit por edhe spiralja e saj duhet të restaurohen duke respektuar tërësinë, koherencën, harmoninë dhe traditën.

Procesi i rindërtimit pritet të nisë vetëm vitin e ardhshëm dhe presidenti Macron ka vënë si objektiv vitin 2024 për realizimin e tij, që të përkojë me mbajtjen e Lojërave Olimpike.

“Notre-Dame e Parisit” është kisha kryesore e kryeqytetit francez dhe më e njohura në mbarë botën, dhe ka pritur më shumë se 12 milionë turistë çdo vit në të kaluarën.