Notarja Hana Beiqi shkëlqen në garën e Mariborit - Gazeta Express
string(48) "notarja-hana-beiqi-shkelqen-ne-garen-e-mariborit"

Sporte tjera

Gazeta Express

16/04/2024 14:35

Notarja Hana Beiqi shkëlqen në garën e Mariborit

Sporte tjera

Gazeta Express

16/04/2024 14:35

Notarja kosovare, Hana Beiqi, shpresë olimpike 2024, ka shënuar rezultate mbresëlënëse në garën ndërkombëtare “MM Maribor 2024”, të mbajtur në Maribor të Sllovenisë.

15-vjeçarja në disiplinën olimpike 50 metra, shënoi kohën 27:21 sekonda, duke çuar në 658 numrin e pikëve të Federatës Ndërkombëtare të Sporteve të Ujit, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Lexo Edhe:

Ndërkohë, në disiplinën joolimpike, 50m. shpinë, u bë notarja e parë ndonjëherë nga Kosova që kalon numrin e 700 pikë. Koha e saj ishte 30:16 sekonda.

Sa i përket medaljeve, ajo në këtë garë fitoi medaljen e artë në 50m. krol (kategoria kadetë), argjendtë, 50m. krol (kategoria absolute), artë në 50m. shpinë (absolute), artë në 50m. shpinë (kadetë) dhe argjendtë në 100m. delfin (kadete). /Gazeta Express/