Notari Telaku e mbylli pa sukses eksperiencën në Lojërat Mesdhetare - Gazeta Express
string(67) "notari-telaku-e-mbylli-pa-sukses-eksperiencen-ne-lojerat-mesdhetare"

Sporte tjera

Gazeta Express

05/07/2022 15:16

Notari Telaku e mbylli pa sukses eksperiencën në Lojërat Mesdhetare

Sporte tjera

Gazeta Express

05/07/2022 15:16

Alush Telaku e ka zhvilluar sot garën e tretë dhe të fundit të notit në Lojërat Mesdhetare.

Notari kosovar garoi në disiplinën 100 metra delfin, ku përfundoi në vendin e 19-të në “Oran 2022”.

Lexo Edhe:

Koha e tij ishte 59.70.

Me Telakun kanë përfunduar edhe garat e ekipit kosovar, i cili i fitoi gjashtë medalje, tri të arta dhe tri të bronzta.

Pesë medalje u fituan nga xhudo dhe një e bronztë nga boksi.

Siç njofton Komiteti Olimpik i Kosovës, pjesa e mbetur e ekipit do të niset për në Kosovë të mërkurën mbrëma, menjëherë pas ceremonisë mbyllëse. /Gazeta Express/