Not, shënohet rekordi i vetëm botëror në stafetën 4 herë 200 m stil i lirë - Gazeta Express
string(73) "not-shenohet-rekordi-i-vetem-boteror-ne-stafeten-4-here-200-m-stil-i-lire"

Sport

Gazeta Express

29/07/2021 17:26

Not, shënohet rekordi i vetëm botëror në stafetën 4 herë 200 m stil i lirë

Sport

Gazeta Express

29/07/2021 17:26

Në garën e stafetës 4 herë 200 metra stil i lirë në not Kina befasoi përfaqësueset e Shteteve të Bashkuara dhe Australisë për të merituar medaljen e artë.

Në ndërresën e fundit 19-vjeçarja Li Bingjie preku murin me kohën e përgjithshme 7’ 40” 33, duke vendosur një rekord të ri botëror.

Lexo Edhe:

Katie Ledecky e përshkoi itinerarin e saj për kohën fantastike 1’ 53” 76, megjithatë si 24-vjeçarja e famshme nga Washington D.C ashtu edhe australiania Ariarne Titmus humbën mundësinë për t’u shtuar sukseseve të tyre në këtë olimpiadë edhe një tjetër medalje të artë.

Ky është i pari rekord botëror në garat e notit në Lojërat Olimpike të Tokios dhe interesant është fakti që tri skuadrat medaliste ia dolën për të ulur kohën e tyre poshtë rekordit të vjetër, që mbahej nga Australia dhe ishte vendosur në botërorin e vitit 2019.

Shtetet e Bashkuara e përfunduan garën 0,4” larg Kinës, ndërsa skuadra e Australisë u pozicionua e treta, me afërsisht 1” vonesë kundrejt vendit të parë. /SS/