Norwichi po "shkrihet" pas Rashicës - Gazeta Express
string(33) "norwichi-po-shkrihet-pas-rashices"

Futboll

Gazeta Express

30/11/2021 15:05

Norwichi po “shkrihet” pas Rashicës

Futboll

Gazeta Express

30/11/2021 15:05

Milot Rashica ishte lojtari i ndeshjes në sfidën e Norwich ndaj Wolves, e cila përfundoi pa gola.

Ylli kosovar është ambientuar mjaft mirë në ishull dhe po tregon performanca të mira, ndonëse ende nuk ka shënuar gol në elitën e futbollit anglez.

Lexo Edhe:

E paraqitjet e tij pa dyshim se po pëlqehen edhe nga Norwich, shkruan Gazeta Express.

“Kanarinat” kanë dy fitore dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit dhe Rashica ishte pjesë e rëndësishme në këtë sukses të tyre.

“Neve na pëlqen ta shohim Rashicën me topin në këmbët e tij”, thuhej në postimin e Norwich në Twitter.

Trajneri i ri i Norwich, Dean Smith ka sjellë një frymë të re dhe deri tani ka rezultuar me sukses.

Momentalisht, Norwich gjendet në vendin e parafundit me nëntë pikë, vetëm tri më pak se vendi që siguron mbijetesën në elitë. /Gazeta Express/