string(80) "normalizimi-i-gjendjes-me-koronavirusin-rikthen-debatin-per-zgjedhje-ne-maqedoni"

Gazeta Express

06/05/2020 20:40

Normalizimi i gjendjes me koronavirusin rikthen debatin për zgjedhje në Maqedoni

Gazeta Express

06/05/2020 20:40

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut, kanë qëndrime të ndryshme lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, nëse duhet të mbahen tani në verë apo në vjeshtë pak para skadimit të afatit katërvjeçar nga zgjedhjet e fundit, të mbajtur më 11 dhjetor të vitit 2016, përcjell GazetaExpress.

Zgjedhjet ishin paraparë të mbahen më 11 prill ndërsa paraprakisht më 16 shkurt ishte shpërndarë Kuvendi kur edhe kishte nisur me punë qeveria teknike deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

Megjithatë për shkak të paraqitjes së koronavirusit të ri, zgjedhjet u anuluan duke ngritur edhe shumë dilema mbi funksionim e qeverisë e cila në bazë të Ligjit për qeverinë ka mandat vetëm 100 ditë.

Maqedonia e Veriut tani për dy muaj është në gjendje të jashtëzakonshme, e cila mund të hiqet apo të vazhdohet edhe për një muaj më 16 maj.

Lidhja Social Demokrate kërkon që në momentin e parë të mundshme, vendi duhet të organizojë zgjedhjet për të normalizuar punën e institucioneve.

“Gjendemi në një fazë tjetër kur sëmundja Covid-19 ngadalë po e humb intensitetin dhe qëndrimi jonë është që menjëherë pas normalizimit të gjendjes duhet të mbajmë zgjedhjet. Kjo do të ishte mirë si për ekonominë, por gjithashtu edhe duke marrë parasysh vlerësimet jo vetëm te ne, por gjithandej botës se ndoshta në vjeshtë mund të pritet valë e re e koronavirusit. Prandaj, vlerësojmë se zgjedhjet duhet të mbahen që të kemi institucione të qëndrueshme dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën”, ka deklaruar zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.

Kjo parti vlerëson se në rast se zgjedhjet mbeten për në vjeshtë dhe nëse atëherë nuk mbahen për shkak të paraqitjes së valës së re me COVD-19, atëherë jo vetëm që nuk do të kemi Kuvend, por as qeveri funksionale pasi më 11 dhjetor mbushen katër vjet nga zgjedhjet dhe kjo sipas LSDM-së paraqet shkelje flagrante të kushtetutës.

OBRM-PDUKM-ja opozitare ndërkohë vlerëson se zgjedhje nuk mund të mbahen pa normalizimin e gjendjes./GazetaExpress/B.Lika/

aaaaa