Nora Gjakova vazhdon me formë të mirë, kalon në çerekfinale
Sporte tjera
Gazeta Express
24/03/2023 10:58
Nora Gjakova ka arritur që me sukses të kualifikohet në çerekfinale të Grand Slamit të xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Xhudistja kosovare në kategorinë deri në
57 kilogramë në raundin e tretë triumfoi ndaj xhudistes nga Monogolia,
Ichinkhorloo Munkhtsedev me ëaza-ari në “Golden Score”.
Kësisoj, Gjakova kalon në çerekfinale dhe
marshon sigurt drejt medaljes në këtë Grand Slam.
Kujtojmë se Gjakova në raundin e dytë e
mundi xhudisten nga Guinea, Mariana Esteves, kurse raundin e parë e kaloi pa
luftë. /Gazeta Express/