Nora Gjakova është kualifikuar për në gjysmëfinale të Grand Slamit, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Xhudistja kosovare fitoi me Ippon në çerekfinale ndaj francezes, Priscilla Gneto.
Gjakova paraprakisht i fitoi me Ippon edhe dy përballjet tjera; ndaj polakes, Arleta Podolak, dhe gjermanes Seija Ballhaus.
31-vjeçarja garon në kategorinë deri në 57 kilogramë. /Gazeta Express/