Nora flet për raportin me Robertin pas ndarjes: Jam e lumtur që e kemi Renee pas një lidhje të bukur - Gazeta Express
string(99) "nora-flet-per-raportin-me-robertin-pas-ndarjes-jam-e-lumtur-qe-e-kemi-renee-pas-nje-lidhje-te-bukur"

Rozë

Gazeta Express

22/05/2024 9:43

Nora flet për raportin me Robertin pas ndarjes: Jam e lumtur që e kemi Renee pas një lidhje të bukur

Rozë

Gazeta Express

22/05/2024 9:43

Nora Istrefi ka folur për karrierën e jetën private, e preku edhe marrëdhënien me ish-bashkëshortin, Robert Berishën. Ajo tregoi se fillimisht, marrëdhënia e tyre ka qenë e trazuar dhe e vështirë, por me kalimin e kohës, është rregulluar, për hir të vajzës.

“Raportet tani janë shumë të mira. Nuk kanë qenë në fillim, dihet, menjeherë pas ndarjes, por me kalimin e kohës, raporti është bërë shumë i mirë, bashkëpunues për Renee-n”.

Lexo Edhe:

Nora rrëfen si rrallëherë raportin me Robertin: 'Në

Këngëtarja shtoi gjithashtu se: “Është mirë që të jenë të mira, kur ka në mes një fëmijë”. Nora shtoi se Roberti e ndihmon me sa ka mundësi me vajzën: “Ndihmon me aq sa ka mundësi, e merr vajzën shumë shpesh prej shkollës, sa herë që ka kohë e merr Renee-n. Të dy e duam shumë dhe jemi shumë të lumtur që e kemi. Kaq. Jeta vazhdon”, tha ajo. Më tej, ajo vijoi se të dy janë shumë të përkushtuar për vajzën e tyre:

“Ne jemi shumë të përkushtuar dhe ku është Renee, ne me vrap, jemi të dy shumë të dhënë. Roberti është tepër i përkushtuar dhe e do shumë vajzën. Jeta vazhdon, siç thashë, ne kemi pasur një lidhje shumë të gjatë, pas 14 vitesh. Unë jam lidhur shumë herët me Robertin, e kam treguar edhe në intervistat e tua më herët. Jam e lumtur që e kemi Renee-në pas një lidhjeje të bukur, të gjatë që e kemi pasur dhe bëjmë gjithçka për të”, përfundoi këngëtarja. Nora dhe Roberti u ndanë në vitin 2019 pas 14 vitesh bashke dhe lajmin për ndarjen e tyre e ka dhënë vetë këngëtari, përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.