Botërori i xhudos: Nora e Akili shkojnë tutje, eliminohet Flaka - Gazeta Express
string(43) "nora-e-akili-shkojne-tutje-eliminohet-flaka"

Sporte tjera

Gazeta Express

08/06/2021 11:43

Botërori i xhudos: Nora e Akili shkojnë tutje, eliminohet Flaka

Sporte tjera

Gazeta Express

08/06/2021 11:43

Nora dhe Akil Gjakova kanë kaluar tutje në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Hungari. Nora e kaloi rrethin e parë të kategorisë deri në 57 kilogramë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e eliminoi polaken Julia Kowalczyk. Ndërkaq, në rrethin e tretë, Gjakova do të ketë punë me holandezen Sanne Verhagen. Ndërkohë, vëllai i saj, Akili, po ashtu kaloi në rrethin pasues, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai e mposhti egjiptianin Mohamed Mohyeldin në rrethin e parë të kategorisë deri në 73 kilogramë. E në rrethin e dytë, garuesi kosovar do të ketë punë me italianin Giovanni Esposito. Nora dhe Akili synojnë medalje në Olimpiadë, gjë të cilën nuk e arriti dje Distria Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Kurse, garuesja tjetër kosovare, Flaka Loxha garoi sot në kategorinë e njëjtë me Norën. Në xhiron e parë, ajo e eliminoi garuesen nga Zelanda e Re, Justine Bishop. Por, fatkeqësisht u eliminua në atë të dytë nga kanadezja Christa Deguchi. /Gazeta Express/