Nora dhe Butrinti shfaqen 'mbi re' - Gazeta Express
string(32) "nora-dhe-butrinti-shfaqen-mbi-re"

Nora dhe Butrinti shfaqen ‘mbi re’

Gazeta Express

08/09/2020 10:24

Një fotosesion fantastik sjellin këngëtarët Nora Istrefi e Butrint Imeri.

Dyshja e njohur tash e sa kohë po përfliten për bashkëpunimin e tyre që po sjellin dhe tani gjithçka është e konfirmuar.

Lexo Edhe:

Edhe Nora edhe Butrinti kanë postuar disa fotografi ku shihen të shtrirë mbi re dhe të veshur në të bardhë.

Ata kanë shkruar se kënga do të publikohet këtë të dielë, duke mos dhënë detaje tjera, shkruan Gazeta Express.

Kjo është kënga e parë që dyshja ka bërë bashkë dhe fansat menzi po presin të shohin se si ka dalë projekti në tërësi.

Të dytë vazhdimisht po postojnë këngë që po bëhen hite dhe Nora po shton edhe një këngëtar në listën e gjatë të bahskëpunimeve me artistë tjerë./Gazeta Express/