Nora Arapi-Krasniqi emërohet zëvendësministre e Kulturës dhe Turizmit - Gazeta Express
string(69) "nora-arapi-krasniqi-emerohet-zevendesministre-e-kultures-dhe-turizmit"

Gazeta Express

20/02/2026 11:33

Nora Arapi-Krasniqi emërohet zëvendësministre e Kulturës dhe Turizmit

Gazeta Express

20/02/2026 11:33

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar Nora Arapi-Krasniqin në pozitën e zëvendësministres së parë të Kulturës dhe Turizmit.

“Nora Arapi Krasniqi është arkitekte dhe specialiste e konservimit të trashëgimisë kulturore me mbi 15 vjet përvojë profesionale në ruajtjen dhe rijetësimin e monumenteve kulturore, me fokus në integrimin e konservimit në zhvillim të qëndrueshëm urban dhe inovacionin kulturor. Gjatë mandatit të kaluar, znj. Arapi Krasniqi ka shërbyer si Këshilltare e Lartë e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me rol kyç në hartimin e politikave kombëtare për zhvillim të qëndrueshëm dhe menaxhim të trashëgimisë kulturore”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

ZKM shtoi se Kurti e uroi atë për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të saj./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement