Nol Nushi: Osmani e gatshme të bashkëpunoj me ata që i quan të rrezikshëm veç të jetë Presidente - Gazeta Express
string(95) "nol-nushi-osmani-e-gatshme-te-bashkepunoj-me-ata-qe-i-quan-te-rrezikshem-vec-te-jete-presidente"

Lajme

Gazeta Express

10/06/2026 17:17

Nol Nushi: Osmani e gatshme të bashkëpunoj me ata që i quan të rrezikshëm veç të jetë Presidente

Lajme

Gazeta Express

10/06/2026 17:17

Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se deklaratat dhe veprimet e saj pas ndarjes politike me Albin Kurtin kanë treguar se prioritet i saj ka qenë gjithmonë uajtja e pozitës së presidentes.

Nushi në emisionjn “Kosova Live” deklaroi se kur Osmani u nda politikisht nga Kurti kishte shpresuar se qytetarët do ta kuptonin, rrezikun që paraqet kryeministri dhe mënyrën se si i largon bashkëpunëtorët që e kanë ndihmuar të vijë në pushtet, ato për të cilat paralajmëronte dhe fliste Osmani vazhdimisht.

“Kur u ndanë Vjosa dhe Albini, unë kam qenë ndër ata që kam shpresuar se qytetarët do ta kuptonin sa i rrezikshëm është Kurti dhe si i eliminon ata që i kanë dhënë krah për të ardhur në pushtet. Por, kur e dëgjoje Vjosën gjatë fushatës dhe menjëherë pas mbylljes së votimeve, u pa që ajo e ka hallin vetëm për pozitën e vet”, deklaroi Nushi.

Ai kritikoi gjithashtu deklaratat e Osmanit për bashkëpunim me Kurtin, duke thënë se ato nuk kanë logjikë politike.

“Nëse ndahesh me dikë sepse e konsideron të rrezikshëm, si mund të thuash më pas se duhet të punosh me të për çështjen e presidentit?”, u shpreh ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement