Nokia promovon dhe stimulon punën në distancë - Gazeta Express
string(45) "nokia-promovon-dhe-stimulon-punen-ne-distance"

Nokia promovon dhe stimulon punën në distancë

AutoTech

Gazeta Express

23/06/2021 2:01

Gjigandi finlandez i telekomunikacionit ka bërë të ditur se kjo do të bëhet për të rritur fleksibilitetin

Gjigandi finlandez i telekomunikacioneve Nokia së fundmi ka deklaruar se punonjësit e saj mund të zgjedhin të punojnë deri në tre ditë në javë në distancë.

Lexo Edhe:

Sipas kompanisë kjo bëhet për të rritur fleksibilitetin. Prodhuesi finlandez i pajisjeve të telekomit zhvilloi një sondazh të punonjësve të tij në fund të vitit të kaluar dhe shumica e tyre thanë se ata dëshironin të punonin dy ose tre ditë në javë në distancë, nga një mesatare prej dy ditësh para pandemisë së koronavirusit.

“Pandemia i detyroi organizatat të ndryshonin. Teknologjia u dha njerëzve të përdorin. Në shumë raste, rezultatet kanë qenë shumë të mira për t’u kthyer në mënyrën e vjetër për t’i bërë gjërat“, tha shefi ekzekutiv Pekka Lundmark.

Kompania, e cila kishte rreth 92,000 punonjës në 130 vende në fund të vitit 2020, tha në Mars se planifikon të shkurtojë deri në 10,000 punë brenda dy viteve për të shkurtuar kostot dhe për të investuar më shumë në aftësitë kërkimore.

Nokia dikur ishte prodhuesi më i madh i aparateve celularë në botë, por dështoi të parashikonte popullaritetin e telefonave si “iPhone” i Apple dhe “Galaxy” i Samsung dhe u rrëzua në mënyrë spektakolare nga rivalët e saj.