string(74) "noka-mazhoranca-po-rrenon-shtresen-e-mesme-mosbindja-civile-eshte-zgjidhja"

Shqiperi

Gazeta Express

19/12/2024 17:32

Noka: Mazhoranca po rrënon shtresën e mesme, mosbindja civile është zgjidhja

Shqiperi

Gazeta Express

19/12/2024 17:32

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka u shpreh sot në Kuvend se mazhoranca ka vetëm aftësi për të prodhuar kriza dhe po rrënon shtresën e mesme.

Gjatë diskutimit të Aktit Normativ për një shtesë në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, Noka theksoi se ky është një ligj për të cilin ka ndjeshmëri dhe shqetësim çdo familje në këtë vend.

“Ju shkatërruat shtresën e mesme, bëtë gjithçka për ta rrënuar. Profesionistët e lirë në Gjykatë Kushtetuese i mbështeti PD. Sepse ju donit ta zhduknit shtresën e mesme, që është motori i ekonomisë, nga Shqipëria. I keni masakruar me gjoba e kërcënime dhe i jeni turrur çdo profesioni për t’i larguar nga Shqipëria. Keni provuar se keni aftësi vetëm për të provuar kriza”, u shpreh Noka, duke iu drejtuar deputetëve të mazhorancës në sallë.

Noka u ndal edhe te konsumi për frymë i popullsisë, ndërsa kujtoi se në vitin 2005 konsumi për frymë ishte sa 26% e mesatares europiane.

“Për 8 vjet, qeveria e Sali Berishës e çoi sa 37% të mesatares europiane, pra e rriti me  11% konsumin për frymë. Ky është zhvillim ekonomie. Ndërsa ju për 10 vite e keni çuar nga 37% në 41 %, për 3 mandate”, tha Noka.