Noka: Henri Çili ra në grep, por ai nuk është “Peshku i Madh” - Gazeta Express
string(57) "noka-henri-cili-ra-ne-grep-por-ai-nuk-eshte-peshku-i-madh"

Gazeta Express

29/02/2020 8:29

Noka: Henri Çili ra në grep, por ai nuk është “Peshku i Madh”

Gazeta Express

29/02/2020 8:29

Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka i ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv u shpreh se ka dyshime se arrestimi i botuesit Henri Çili ka prapavijë politike. Për ish-deputetin demokrat, Çili ra në grep, por nuk është ‘peshku’ i madh. Megjithatë, ai tha se nëse akuzat janë të vërteta duhet të paguajë pasojat.  

“Unë do të doja që të mos ketë këto akuza një analist si Henri Çili, uroj të mos ketë një prapavijë politike, sepse Henri ka luajtur kështu, 90% ishte me pushtetin dhe kur e shikonte se po rrëzohej kalonte në anë tjetër të opozitës  duke u përgatitur për pushtetin e radhës. Këtë bëri edhe në 2013. Uroj të mos ketë qenë kjo, pse i doli kundër qeverisë. Nga ana tjetër, nëse është e vërtetë akuza pastaj këtu është histori tjetër. Unë kam qenë ministër i Brendshëm dhe jam kategorik kundër cdo kujt që ngre dorën kundër policisë. Uroj dhe dëshiroj që të mos ketë prapavijë. Dëgjova se akuzohet për ndikim të paligjshëm, do të thotë se ka tentuar të korruptojë dikë, Dvoranin. Por si mund të arrestosh korruptuesin, por jo të korruptuarin. Kur arreston këtë, po gjyqtarin? U përfol gjithë paraditen kjo cështje dhe pasdite thuhet se u ra. Dvorani nuk e mohoi njohjen dhe kontaktin.

Lexo Edhe:

Kush mund të lehtësonte vendimin? Vetëm gjykata e Lartë, por kush është atje, zotëri (Ardian Dvorani). U trumpetua me të madhe se ky njeri do të lironte këta të dy. Kjo nuk është punë ‘peshku’, sepse ai është atje dhe nuk dua të përflas shumë, por nuk konsiderohet ndonjë ‘peshk’ Henri në këtë aspekt. Ky ka rënë grep aty, uroj të mos jetë shoë. Ai i famshmi operacioni i OFL-së, po katandiset kokoshi në një thelë. Tani sajuan Çilin dhe javën tjetër ndonjë Çil tjetër, të gjitha janë hipoteza. Në rast se janë të vërteta këto që thuhen, unë jam me ligjin dhe Henri Çili të paguajë pasojat e asaj që ka bërë, sepse të bësh pazar me gjakun e një oficeri policie mëshirë nuk ka. Edhe në rast aksioni do të jetë i vërtetë do të jetë e vështira ta besojmë se kemi parë vetëm shoë dhe mashtrime” tha Flamur Noka.