string(104) "noizy-me-lamborghini-ne-diber-i-kerkon-rames-rruge-per-te-gjyshi-kryeministri-i-premton-por-me-nje-kusht"

Ballina

Gazeta Express

02/05/2025 20:16

Noizy me Lamborghini në Dibër, i kërkon Ramës rrugë për te gjyshi, Kryeministri i premton por me një kusht

Ballina

Gazeta Express

02/05/2025 20:16

Reperi i njohur Noizy shoqëroi kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në mitingun përmbyllës elektoral të Partisë Socialiste në Dibër.

I ngjitur në skenë krah kryeministrit, Noizy mbajti premtimin për të shkuar në vendlindjen e babait të tij me Lamborghini, një shenjë simbolike e premtimit të mbajtur nga Rama për përfundimin e rrugës së Arbrit dhe segmentit Maqellarë–Peshkopi.

Por, Noizy nuk u mjaftua me kaq. Nga podiumi kërkoi zyrtarisht edhe një investim tjetër për zonën:
“Babi im ka lind në fshatin Lubalesh. 2 kilometra rrugë pa shtruar janë, ma shtroni atë rrugë se kam gjyshin atje”, tha ai.

Kryeministri Rama e ka pranuar kërkesën me kushtin që Noizy ta prezantojë albumin e tij të ri pikërisht në Dibër:Meqë nuk u prishëm për gjithë atë rrugën e Arbrit dhe tunelin e tmerrshëm të Murrizit, nuk do të prishemi për 2 km. Por kushti është ky: albumin do e prezantosh këtu, në këtë fushë, dhe do i sjellësh fansat nga Kosova e Maqedonia. Asaj rruge do i vëmë emrin ‘Rruga e Noizyt’” u shpreh Rama.