“Noizy i Prishtinës” feston ditëlindjen – paralajmëron këngë të re - Gazeta Express
string(62) "noizy-i-prishtines-feston-ditelindjen-paralajmeron-kenge-te-re"

“Noizy i Prishtinës” feston ditëlindjen – paralajmëron këngë të re

Gazeta Express

09/09/2020 20:20

Arzon është njëri prej reperëve më të talentuar të Prishtinës që ndryshe e njohin edhe si “Noizy i Prishtinës”, për shkak të stilit të tij që ka pak ngjashmëri me Noizyn por që Arzon është edhe më unik

Deri me tani ka disa këngë të realizuar, ndër të cilat “Road Rivals” dhe “Hapne rrugën”.

Lexo Edhe:

Por, reperi, që është pjesë e labelit “VN Records” që udhëhiqet nga Vjollca Nivokazi sot ka festuar ditëlindjen e tij derisa ka paralajmëruar një këngë te re.

Në fakt, reperi tashmë e ka të përfunduar këngën dhe të njëjtës pritet që t’ia realizojë videoklipin e saj të ri.

Kënga, që është punuar në VN Records nga LorikM po cilësohet si njëra prej këngëve që do të depërtoj fuqishëm në tregun kosovarë për shkak të ritmit të saj.

Ndryshe, Arzon, nofkën “Noizy i Prishtinës” e mori për shkak të stilit që e këndon e që ngjason paksa me reperin shqiptar.

Menaxherja e tij Vjollca Nivokazi disa herë ka thënë se pret shumë nga reperi i talentuar prishtinas.  

Arzon i takon reperëve të gjeneratës së re në Prishtinë. /GazetaExpress/