Tiranë/ Punëtori boshnjak ra nga lartësia dhe humbi jetën - Gazeta Express
string(56) "tirane-punetori-boshnjak-ra-nga-lartesia-dhe-humbi-jeten"

Shqiperi

Gazeta Express

01/06/2025 12:38

Tiranë/ Punëtori boshnjak ra nga lartësia dhe humbi jetën

Shqiperi

Gazeta Express

01/06/2025 12:38

Humbja e jetës së një punëtori ndërtimi 47-vjeçar nga Bosnjë Hercegovina ditën e djeshme në Tiranë, ka sjellë edhe hetimet për drejtuesit e kompanisë që e kishte punësuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në kryeqytet, njoftuan sot (1 qershor) se arrestuan 32-vjeçarin me inicialet D. H., me detyrë inxhinier i firmës së ndërtimit, si dhe shpallën në kërkim 34-vjeçarin E. K., administrator i kompanisë dhe R. J., 75 vjeç, drejtues teknik.“Ata dyshohen se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme, ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim shtetasi i huaj V. N., 47 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, bëri me dije policia e kryeqytetit pas hetimeve paraprake.

Ndërsa po hetohet së bashku me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, po punohet edhe për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, përfaqësues të firmës së ndërtimit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement