Studentët pjesëmarrës në lëvizjen “Studentët në bllokadë” kanë bërë thirrje publike për qytetarët që të dalin në rrugë sonte në orën 20:00, duke paralajmëruar protesta dhe bllokada në disa qytete të Serbisë. Në njoftimin e publikuar në rrjetin social Instagram, ata shkruajnë: “20.00. Zgjohu.”
Në komente të ndryshme, studentët e Fakultetit të Organizimit të Biznesit (FON) kanë shtuar: “Nuk do t’ua lejojmë! Të gjithë në rrugë!”
Sipas organizatorëve, gjatë ditës do të publikohen edhe lokacionet e protestave. Burimet nga Nova raportojnë se protestat do të përhapen në disa qytete, ngjashëm me ato që ndodhën pas datës 28 qershor. Në Beograd, protesta mund të zhvillohet në disa pika ose në një lokacion qendror, siç ndodhi më parë me protestën në Gazelë, ku qytetarët nga qytete të ndryshme u bashkuan.
Ndërkohë, tensionet janë shtuar edhe më tej pas incidenteve serioze që ndodhën një natë më parë në qytetin e Vrbasi dhe në Baçka Palanka. Aty, përkrahës të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) sulmuan qytetarë që po protestonin paqësisht, duke përdorur mjete piroteknike ndaj tyre, ndërsa policia, sipas dëshmitarëve dhe videove të publikuara, nuk reagoi.