Bildt: Militantët serbë duke sulmuar NATO'n, kjo është më e keqja që e kemi parë ndër vite - Gazeta Express
string(87) "bildt-militantet-serbe-duke-sulmuar-naton-kjo-eshte-me-e-keqja-qe-e-kemi-pare-nder-vite"

Gazeta Express

29/05/2023 21:21

Bildt: Militantët serbë duke sulmuar NATO’n, kjo është më e keqja që e kemi parë ndër vite

Gazeta Express

29/05/2023 21:21

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt ka reaguar pas publikimit të pamjeve nga veriu, ku shihet derisa protestuesit serbë ushtrojnë dhunë mbi ushtarët e KFOR-it, duke lënë dhjetëra prej tyre të lënduar rëndë.

Bildt ka thënë se pamjet e sotshme janë më të rëndat për shumë vite.

“Kjo është më e rënda që është parë në Kosovë për shumë vite. Militantët serbë në veri të Kosovës sulmojnë forcat e NATO-s dhe lëndojnë dhjetë prej tyre. Cikli i eskalimit duhet të ndërpritet me shpejtësi”, ka thënë Bildt. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement