Nju Jorku shënon 24-orëshin e parë pa të vdekur nga Covid-19 - Gazeta Express
string(60) "nju-jorku-shenon-24-oreshin-e-pare-pa-te-vdekur-nga-covid-19"

Gazeta Express

13/07/2020 23:00

Nju Jorku shënon 24-orëshin e parë pa të vdekur nga Covid-19

Gazeta Express

13/07/2020 23:00

U pa si epiqendra e Covid-19 në SHBA, por nga Nju Jorku vijnë lajme të mira.

“Për herë të parë në disa muaj, kemi kaluar 24 orë pa asnjë të vdekur nga koronavorusi”, tha të hënën, kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio.

Shkalla e testeve me rezultat pozitiv aktualisht në Nju Jork është 2 për qind.

Por kjo nuk do të thotë se beteja me virusin ka mbaruar.

De Blasio theksoi rritjen e numrit të infektimeve te të rinjtë nën të 30-at.

Ai tha se do të bëjnë më shumë teste dhe do të shpërndajnë maska në përpjekje për të fituar mbi COVID-19.

Rasti i parë i vdekjes në Nju Jork ishte konfirmuar më 11 mars. Nju Jorku ka konfirmuar 18.708 vdekje nga Covid-19.