Nju-Jorku nderon Kosovën, miraton rezolutën që përkujton 18-vjetorin e pavarësisë - Gazeta Express
string(80) "nju-jorku-nderon-kosoven-miraton-rezoluten-qe-perkujton-18-vjetorin-e-pavaresise"

Lajme

Gazeta Express

07/02/2026 21:12

Nju-Jorku nderon Kosovën, miraton rezolutën që përkujton 18-vjetorin e pavarësisë

Lajme

Gazeta Express

07/02/2026 21:12

 Senati i Nju-Jorkut ka nderuar Kosovën duke miratuar Rezolutën që përkujton 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së saj.

Ishte edhe njëherë senatorja Jessica Scarcella-Spanton ndër më meritoret për një veprim të tillë.

Ajo shprehu kënaqësinë që mirëpret njerëzit e Kosovës në Kapitolin e këtij shteti amerikan, dhe ndau krenarinë që feston kulturën dhe traditën kosovare bashkë me ta.

“Jam e nderuar që edhe një herë po e promovoj këtë rezolutë dhe t’i mirëpres njerëzit e Kosovës në Kapitolin tonë për të festuar pavarësinë e tyre”, ka deklaruar senatorja.

“Jam krenare që përfaqësoj një komunitet kaq të fortë kosovar këtu në SD23 dhe mbetem e përkushtuar të festoj kulturën dhe traditat e tyre së bashku me ta”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement