Republika e Kosovës u njoh sot si shtet i pavarur nga Xhamajka.
Vendi i Ishujve Karaibe u bë shteti i parë që njeh Kosovën prej datës 15 shkurt 2018, dhe i 117’të në përgjithësi, sipas faqes së Ministrisë së Jashtme.
Njohja e fundit, për rastësi, ka ardhur pikërisht nga i njëjti rajon.
Ishin ishujt Barbados që kishin njohur Kosovën dy ditë para 10 vjetorit të pavarësisë.
Gjithsesi, Serbia ka nisur një fushatë që shtetet të tërheqin njohjet e tyre dhe numri i njohjeve mund të mos jetë i saktë pasi disa shtete kanë deklaruar që kanë tërhequr notat e njohjes. /Express/