Njohësit e Kushtetutës tregojnë cilat janë kompetencat e qeverisë në detyrë të Kurtit - Gazeta Express
string(85) "njohesit-e-kushtetutes-tregojne-cilat-jane-kompetencat-e-qeverise-ne-detyre-te-kurtit"

Gazeta Express

28/03/2020 23:34

Njohësit e Kushtetutës tregojnë cilat janë kompetencat e qeverisë në detyrë të Kurtit

Gazeta Express

28/03/2020 23:34

Njohësit e kushtetutës tregojnë për T7, se cilat janë kompetencat e Qeverisë në detyrë, në krye me Albin Kurtin.

Vetëm 50 ditë Albin Kurti i kaloi si shef Qeverie.

Lexo Edhe:

Por partnerit të tij të koalicionit nuk arriti t’ia mbush mendjen që puna duhet të vazhdoj tutje.

Votat e LDK-së me ato të opozitës rrëzuan qeverinë Kurti e cila para vetës kishte shumë detyra që e prisnin; në mesin e tyre edhe taksa.

Tash si qeveri në detyrë, ekzekutivi është i kufizuar në vendimet që merr.

Sipas njohësve të Kushtetutës Kurti tashmë është jashtë detyrave të tija kushtetuese.

Madje njëjtë mendon edhe një njohës i politikës.

Por qeveria në detyrë ka ende shpresë që taksa mund të hiqet ashtu siç ishte premtuar.

Qeveria Kurti u rrëzua me 82 vota pro; përfshirë këtu edhe votat e LDK-së.