Njofton Rusia: Njerëzit e këtyre profesioneve s’do të ftohen në luftë - Gazeta Express
string(67) "njofton-rusia-njerezit-e-ketyre-profesioneve-sdo-te-ftohen-ne-lufte"

Njofton Rusia: Njerëzit e këtyre profesioneve s’do të ftohen në luftë

Lajme

Gazeta Express

23/09/2022 13:51

Disa profesionistë rusë të teknologjisë, bankierët dhe gazetarët e mediave shtetërore nuk do të thirren për të shërbyer në Ukrainë si pjesë e mobilizimit të Rusisë.

Këtë e bëri të ditur Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu i cili tha se Rusia do të thërras 300 mijë trupa shtesë për luftën e Rusisë në Ukrainë, në atë që Kremlini e ka quajtur një “mobilizim të pjesshëm”.

Lexo Edhe:

Ministria e mbrojtjes tregoi se pse disa punonjës që punojnë në industri të rëndësishme do të përjashtohen nga drafti, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo bëhet për të siguruar që puna e industrive specifike e teknologjisë së lartë, si dhe sistemi financiar i Rusisë të mos ndikohet nga mobilizimi i parë ushtarak i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore. Përjashtimet vlejnë për disa punonjës të IT-së, punonjës të telekomunikacionit, profesionistë të financave, si dhe disa punonjës në media sistematikisht të rëndësishme”, u tha në njoftimin e ministrisë.