Njofton Këshilli i Prindërve: Ky është veprimi i radhës, nëse nuk i paguani mësuesit - Gazeta Express
string(102) "njofton-keshilli-i-prinderve-ky-eshte-veprimi-i-radhes-nese-nuk-i-jepni-pagat-e-shtatorit-per-mesuesit"

Lajme

Gazeta Express

04/10/2022 7:44

Njofton Këshilli i Prindërve: Ky është veprimi i radhës, nëse nuk i paguani mësuesit

Lajme

Gazeta Express

04/10/2022 7:44

Këshilli i Prindërve i Kosovës ka thënë se nëse mësimdhënësve nuk iu jepen pagat e shtatorit, prindërit duhet të organizohen në çdo shkollë për të mbledhur fonde solidariteti për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit.

Përmes një postimi në Facebook, Këshilli ka thënë se revolta e tyre ishte për hapjen e çerdheve dhe shkollave dhe jo për t’i poshtëruar mësimdhënësit.

Lexo Edhe:

Postimi i plotë:

SOLIDARITET!

Nëse mësimdhënësve nuk iu jepen pagat e muajit shtator, ne prindërit duhet të organizohemi në çdo shkollë për të mbledhur fonde solidariteti për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit.

Revoltën e kishim për të hapur çerdhet e shkollat por asnjëherë për t’i poshtëruar mësimdhënësit!