string(60) "njoftim-nga-aeroporti-nderkombetar-i-prishtines-adem-jashari"

Lajme

Gazeta Express

11/02/2025 9:53

Njoftim nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”

Lajme

Gazeta Express

11/02/2025 9:53

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” -Limak Kosovo, njofton të gjithë qytetarët të cilët kanë udhëtuar përmes këtij aeroporti se nëse kanë humbur valixhet e tyre dhe akoma kanë raportin nga zyra e ‘Lost and Found’ apo dokumente tjera që dëshmojnë një gjë të tillë, të lajmërohen në aeroport deri më datë 18 Shkurt 2025 për të vazhduar procedurat e identifikimit dhe tërheqjes së valixheve të tyre.

Valixhet të cilat kanë mbetur në aeroport më shumë se 6 muaj dhe nëse pronarët e tyre nuk lajmërohen deri në datë 18 Shkurt 2025, atëherë këto valixhe do të jepen donacion Shoqatave Humanitare që ushtrojne veprimtaritë e tyre në Kosovë.

Për cdo të dhënë shtesë ju lutem të kontaktoni zyren e ‘Lost and Found’ në aeroport në numër të telefonit +383 38501 5021270/1271 apo përmes e-mailit në: [email protected]