Njoftim i rëndësishëm nga Spitali Amerikan - Gazeta Express
string(42) "njoftim-i-rendesishem-nga-spitali-amerikan"

Njoftim i rëndësishëm nga Spitali Amerikan

Gazeta Express

28/03/2020 20:11

Spitali Amerikan në Kosovë ka njoftuar se për të ruajtur pacientët që po trajtohen në spital si dhe stafin e tij mjekësor, kërkon mirëkuptim për kontrollin për shenjat e COVID -19 që ushtrohet tek të gjithë pacientët që paraqiten përpara pranimit ne ambientet e spitalit.

“Në këto momente të vështira të krijuara nga virusi COVID19 vazhdojmë të ofrojmë me kujdes të veçantë të gjitha shërbimet urgjente në ortopedi, kardiokirurgji, kardiologji, kirurgji e përgjithshme, neurokirurgji, urologji, gjinekologji, pediatri, radiologji-imazheri, internistike,pediatri dhe të tjera. Për të ruajtur pacientët që po trajtohen dhe stafin tonë mjekësor kërkojmë mirëkuptimin tuaj në kontrollin për shenjat e COVID -19 që ushtrohet tek të gjithë pacientët që paraqiten tek ne përpara pranimit ne ambientet e spitalit tonë. #spitaliamerikan #perqafojejeten”, thuhet në njoftimin e Spitalit Amerikan në Kosovë.

Lexo Edhe: